I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, arrestohet çobani

Një 44-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e 40 krerë bagëti në Greqi dhe i kishte kontrabanduar në Shqipëri.

44-vjeçari I. B., banues në Korçë, u arrestua në vendin e quajtur “Përroi i Selenicës”, në Kolonjë, duke transportuar 40 krerë bagëti, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në shtetin grek dhe më pas i ka kontrabanduar në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim.

 

 

 


Shtuar 7.09.2021 12:01