Vetëdorëzohet një nga vëllezërit që vrau teknikun e kondicionerëve
PISTAT/ Një vit më parë i vranë djalin e madh, dje u plagos me tritol tjetri
Një ndër pistat që po hetohet për shpërthimin me tritol që ndodhi një ditë më parë në Maqellarë është ajo e hakmarrjes.

Pronarit të shtëpisë një vit më parë i kanë vrarë djalin e tij, ngjarje e cila ka mbetur pa autor. Lënda plasëse dyshohet të ketë shpërthyer me telekomandë.

Policia e Dibrës dhe ekspertë të lëndëve plasëse po hetojnë për zbardhjen e shpërthimit të një sasie tritoli në murin e stallës së Gazmir Kosiqit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Maqellarë të Dibrës.

Lënda plasëse dyshohet të ketë shpërthyer me telekomandë, kjo pasi në momentin e shpërthimit djali i tretë i familjes Ismail Kosiqi ka qenë duke kaluar aty pranë për të ushqyer bagëtinë.

Nga shpërthimi Ismaili ka pësuar disa gërvishtje gjatë largimit nga blloqet e betonit, si dhe janë lënduar 4 mushka .

Policia po heton në disa pista, ku ndër më kryesoret është ajo e hakmarrjes.

Kujtojmë se një vit më parë në 20 mars 2018 u vra djali i madh Elsi Kosiqi 32 vjeç në oborrin e shtëpisë, vrasje e cila ende është pa autor./abcnews
Shtuar më 09/11/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori