Pirs: Plotësisht e panevojshme të verifikohet se në ç'masë është
Albeu.com
Ndërsa Rusia kërkon shqyrtimin e zbatimit të rezolutës 1244 për Kosovën nga viti 1999, ambasadorja britanike pranë Kombeve të Bashkara Karen Pirs ka deklaruar se është plotësisht e panevojshme të verifikohet se në ç'masë është zbatuar rezoluta 1244.Ndërsa Rusia kërkon shqyrtimin e zbatimit të rezolutës 1244 për Kosovën nga viti 1999, ambasadorja britanike pranë Kombeve të Bashkara Karen Pirs ka deklaruar se është plotësisht e panevojshme të verifikohet se në ç'masë është zbatuar rezoluta 1244, sepse shefat e UNMIK-ut, ka thënë ajo, gjatë tetë viteve të kaluara vazhdimisht i kanë raportuar Këshillit të Sigurimit për progresin në Kosovë. Gjithashtu ajo ka thënë se edhe raporti i Kai Aides për gjendjen në Kosovë ka treguar nevojën për vazhdimin e procesit politik. Vizita në rajon është një rast i shkëlqyer që të gjithë të njihen me gjendjen në terren pas të cilës Këshilli i Sigurimit do të përshpejtojë vazhdimin e procesit të miratimit të rezolutës së re. "Fillimisht kemi misionin e ri, e pastaj, në fillim të majit raportin për vizitën dhe më pas me të shpejtë përpara", ka thënë Pirs.
Shtuar më 24/04/2007, ora 17:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori