Në ditën e vaksinimit të personaliteteve mbi moshën 80 vjeç, është injektuar kundër koronavirusit edhe
regjisori i njohur Pirro
Milkani.
Ashtu sikundër edhe të tjerët
regjisori Milkani ka marrë sot dozën e parë të vaksinës së Pfizer në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
Ai theksoi se
vetëm vaksina mund ta shpëtojë njerëzimin nga kjo pandemi që ka gjunjëzuar botën.
Milkani dhe edhe një mesazh për të gjithë ata që hezitojnë të marrin vaksinën e Covid.
‘
Vaksina është shpëtimi i
vetëm i kësaj pandemie te keqe. Gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin me shumë vdekje. Të vaksinohemi, t’i rikthehemi jetës normale.
Vaksina është një gjë shumë e mirë”, u shpreh
regjisori.
Ndërkohë i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Rama ka folur për mediat, duke ju përgjigjur akuzave për diferencim në këtë proces. Ai theksoi fort se nuk ka diferencim, duke shtuar se të gjithë janë mbi 80 vjeç.
“Këta njerëz që vaksinohen sot janë të gjithë në kategorinë e plus 80-vjeçarëve. Nuk presim që të ndahen nga jeta për t’i kujtuar. Nuk bëhet lloj për diferencim, sepse këta njerëz i përkasin kësaj kategorie. Janë njerëz që vijnë nga rruga e kontributeve të vyera për këtë vend. Kjo do të vazhdojë gjatë gjithë kësaj dite”, deklaroi Rama.
Shtuar më 21/02/2021,
ora 11:44