Piratonin programe televizive, arrestohen 3 persona
Policia ka vënë në pranga 3 persona pasi piratonin aparate televizive.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 57 aparate Dream box dhe Smart box, një shumë lekësh dhe një automjet.

Njoftimi i plotë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas një pune hetimore 6 mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në funksion të procedimit penal nr.1135/2017, duke aplikuar metodat speciale të hetimit është bërë e mundur finalizimi me sukses i operacionit të përbashkët të koduar “Dream box”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrance i shtetasve si më poshtë:

• Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh sarandë dhe banues në Tiranë.

• Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.

• Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale”, parashikuar nga nenet 143/b, 180 dhe 149/a i Kodit Penal”, pasi këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme tregëtonin aparateDream box” dhe “Smart box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan;

• 57 aparate Dream box dhe Smart box.

• Një automjet tip Volksëagen Pasat AA 294 CG

• 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 08:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori