Piramida, PS padit Ministrinë e Kulturës
Pëlqej
Partia Socialiste thellon edhe më tej konfliktin me mazhorancën duke paditur në prokurori Ministrinë e Kulturës, në lidhje me projektin për shembjen e Piramidës.
PS dorëzoi padi penale në Prokurorinë e Përgjithshme me argumentin se Ministria e Kulturës, ka shpërdoruar fondet shtetërore me të cilat janë kryer deri tani punimet dhe restaurimet e akorduara për Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”. Sipas padisë së PS, këto harxhime janë të kota dhe shkojnë dëm nëse Piramida shembet.

Fondet e akorduara nga Ministria e Kultures per projektin e adaptimit dhe shnderrimit te piramides ne teater dramatik kombetar, fonde keto te prokuruara me konkurs nderkombetar dhe te levruara ne favor te studios “Louis Berger” ne nje shume prej 130 mije eurosh”, thuhet në padi.

Kallëzimi vijon më tej me akuzën se per zbatimin e projektit, pas procedurave te prokurimit, nga studio fituese eshte kontraktuar firma fituese greko- shqiptare “Orion sa & ak & art” me administrator zotin Astrit Kuqi. Sipas nje prononcimi te zotit Kuqi, firma e tij ka kryer 33 perqind te volumit te punimeve , te cilat jane perdorur sipas situacioneve, qe vertetojne punimet e kryera.

Siç thuhet ne dokumentin e dorezuar nga PS , pagesa qe ka shkuar ne kete rast ne favor te ketij subjekti eshte mbi 2 miliard lekë.
Shtuar më 18/11/2010, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori