Pipero: Situata në vend është shqetësuese, do hapet spitali Covid-3
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero deklaroi se situata si pasojë e pandemisë është shqetësuese në Shqipëri.

Pipero theksoi se kapacitetet spitalore janë thuajse të ezauruara dhe se do hapet së shpejti spitali Covid-3 ndërsa në vijimësi mund të hapet dhe Covid-4.

“Aktualisht, kapacitetet e tanishme janë pothuajse të ezauruara, kështu që spitali Covid-3 po bëhet gati të hapet.

Besoj se do hapet këtë javë që vjen.

Në vijimësi mund të hapet dhe Covid-4, por unë kam pasur dhe kam mendimin se të gjitha strukturat spitalore rajonale duhet të jenë gati në shtator sepse fundi i vjeshtës do të shoqërohet dhe me viruset e gripit stinor”, u shpreh mjeku i njohur në një intervistë në edicionin e lajmeve në televizionin “Klan”.
Shtuar më 08/08/2020, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori