Duke iu referuar plazhit, doktor Pëllumb
Pipero tha, këtë mbrëmje në "Open" se rëra dhe uji i
detit janë pozitive, sepse luftojnë infeksionet, qoftë edhe koronavirusin.
"Uji i
detit pastron lëkurën dhe rrugët e
frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin," – shpjegon
Pipero.
"Sipas këshillave të ekspertëve, gjatë ditëve që jeni në plazh është mirë që çdo ditë të bëni shëtitje përgjatë bregut, për të paktën 20 minuta dhe mundësisht në orët e para të mëngjesit ose mbazdite vonë, pasi në ajrin që thithni, gjenden grimca të vogla të ujit të
detit, të cilat pastrojnë rrugët e
frymëmarrjes", tregon më tej mjeku.
Por,
Pipero tregon se nuk
duhen lejuar në asnjë mënyrë shkuma party, apo grumbullime të rinjsh në ambiente siç janë lokalet, ndërsa shton se
duhen zbatuar protokollet.
Shtuar më 12/05/2020,
ora 23:57