Pipero: Duhen dy javë për të parë efektin e masave lehtësuese
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i ftuar në Zone e Lirë, u pyet në lidhje me lehtësimin e masave sa i përket pandemisë në të cilën ndodhemi.

Pipero u shpreh se duhen dy javë për të parë rezultatin pozitiv apo negativ që do sjellë lehtësimi i masave. Më tej, ai me optimizëm deklaroi se nuk do kthehemi më pas në situatën që ishim.

Çani: Sa ditë duhet të kuptojmë që letësimi i masave do japi rezultat pozitiv apo negativ?

Pipero: do duhen së paku dy javë për të parë rezultatet.

Çani: Në rastin më të keq, nëse ka shtim të rasteve dhe përkeqësim të gjendjes do futemi prapë brenda?

Pipero: Nuk duhet të marrim rastin më të keq, duhet të marrim atë të mirin. Jam i sigurt që nuk do kthehemi pas.

Ecuria e epidemisë tek ne, ka qenë e butë dhe e përballueshme. Me disa luhatje, por tani me rezultate të mira, brenda së keqes që ekziston sigurisht.
Shtuar më 24/04/2020, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori