Piloti trafikant nuk paguante dot qeranë, vjehrri mori lajmin nga zhvillimet në Kuvend
Sokol Feka, majori që humbi jetën dje në Spanjë, ndërsa drejtonte një helikopter me drogë, bënte një jetë të vështirë. "Panorama" bën me dije se brënda një viti ka ndërruar tre vendbanime, për shkak të qerasë së kripur, që nuk e paguante dot.

Edhe tani jetonte në një shtëpi me qera, në katin e dytë të një vile trekatëshe në rrugën "Anri Buazen", pranë ish Kombinatit "Misto Mame" në Tiranë.

I vetmi nga familjarët që pranon dhe është në gjëndje të flasë rreth asaj që ka ndodhur është vjehrri i tij, Ethem Cenaj. Ai tregon se kjo ishte hera e dytë që Sokoli shkonte në Spanjë, por arsyen nuk e dinte as e shoqja.

Cenaj thotë se e prisnin të kthehej të mërkurën, ndërsa lajmin e vdekjes e morën vesh nga zhvillimet në Parlament. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori