“Piloti” shqiptar tenton të fusë celularë në paraburgimin e Larisës
Pëlqej
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi tentoi të fusë telefona celularë në godinën e Paraburgimit në qytetin e Larisës. Rojet e jashtme të godinës së parabugimit në Larisa kanë vënë re një aeroplan lodër që kontrollohet me pult komandimi, i cili ndodhej në pjesën e jashtme të anës perëndimore të institucionit.

Në trupin e kësaj pajisje ishte lidhur me shirit ngjitës një kuti kartoni. Pas kontrollit u vërtetua se në kuti ndodheshin
• Pesë telefona celular,
• Pesë karikues
• gjashtë karta sim
• Dy kufje për celularë.
Shtuar më 22/08/2014, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori