“Pika që s’të bie!”, Rama i kthehet ashpër komentuesve
Kryeministri Edi Rama nuk është pritur dhe aq mirë në Dibër, Lurë.

Madje disa prej tyre edhe ia kanë thënë të vërtetat në sy Ramës gjatë takimit.

Ama edhe në Facebook, qytetarët i kanë thënë pa drojë ankesat e tyre.

“Lura në Programin “100 fshatra +” – Rindërtimi i rrugës dhe zhvillimi i agroturizmit me mbështetjen e qeverisë, dy shtyllat e Rilindjes së Lurës dhe transformimit të saj në një gur të çmuar të kurorës së Shqipërisë Turistike që kemi nisur të ndërtojmë”-ka shkruar Rama në profilin e tij por ka hasur komente nga qytetarët.

Disa prej tyre kanë dyshuar se në Lurë do të jepet edhe koncensioni i radhës, gjë të cilës Rama i është përgjigjur me mënyrën e tij.

"Koncensioni i pikës që s'të bie".

Madje të tjerëve ai edhe i ka thënë se iu paska dalë truri jashtë funksioni duke u treguar i ashpër me qytetarët. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2018, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori