Aksident në aksin Korçë-Pogradec, lëndohen dy pasagjerë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të Vlashtemisë.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Mësohet se e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 19:35, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin O. P., 20 vjeç. Për pasojë janë lënduar shtetasit F. I. dhe shtetasja S. I., pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 13.11.2022 19:53