Pse “qeveri” me Bashën dhe jo me Kryemadhin? Rama: Ilir Meta ka rrjedhur!

Kryeministri Rama gjatë një interviste për “MCN” me Ylli Rakipin ka zbuluar arsyen pse sheh një marrëveshje dhe bashkëpunim me PD dhe jo me LSI duke qënë se ka qeverisur me partinë e Kryemadhit për 1 mandat.

Rama deklaroi se LSI ka degraduar si parti politike, ndërsa për Presidentin Ilir Meta deklaroi se ai ka rrjedhur.

“Unë kam bashkëpunuar me LSI dhe nuk kam asnjë pishman sepse kemi bërë punë shumë të mira.

Por në të shkuarën, dhe koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta dhe ka degraduar shumë edhe LSI.

Sot LSI është KCK, kap kë të mundësh, merr peng kë të mundësh. Sot LSI është e pa përdorshme. Që bashkë me kohën ka rrjedhur dhe Ilir Meta e di e gjithë Shqipëria…” /albeu.com/


Shtuar 15.04.2021 21:34