PD: Rama fushatë kundër imunitetit
Silvi Bardhi
Nuk ka vonuar reagimi i Partisë Demokratike ndaj akuzave të hedhura nga selia rozë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënsja e PD u shpreh se më këtë qëndrim Rama dhe miliardierët imunitarë të Partisë Socialiste që i bllokojnë për të tretin vit me rradhë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, dëshmojnë qartë dhe perfundimisht se ata nuk mund të pranojnë kurrësesi heqjen e imunitetit.


“Pasi bllokoi më datë 6 gusht heqjen e imunitetit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, z.Edi Rama ka angazhuar mediat që kontrollon dhe specialistët e Partisë në një fushatë absurde dhe të diskretituar botërisht kundër heqjes së imunitetit nëpërmjet referendumit popullor si një e drejtë kushtetuese e qytetarëve shqiptarë. Me këtë qëndrim z.Rama dhe miliardierët imunitarë të Partisë Socialiste që i bllokojnë për të tretin vit me rradhë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, dëshmojnë qartë dhe perfundimisht se ata nuk mund të pranojnë kurrësesi heqjen e imunitetit sepse janë të tmerruar nga origjina e qindra miliarda lekëve të kupolës së Partisë.Çdo qytetar konstaton se z. Rama dhe zëdhënësit e tij, bllokimin e heqjes së imunitetit dhe të marrjes së statusit të vendit kandidat po e gërshetojnë këto ditë me mbrojtjen fanatike të përditshme të pasurive të miliardierëve në krye të Partisë Socialiste dhe origjinës së këtyre pasurive nga fshehja e taksave, kontrabanda, trafiqet kriminale, ndërtimet pa leje dhe grabitja e pronave” tha Bardhi. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2012, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori