Pezullohet procesi për kandidatët e KLP, shkak bëhet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka vendosur që të pezullohet procedura e shprehjesinteresit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ky vendim vjen në zbatimi të urdhërit të Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ndaluar grumbullimet më shumë se 10 persona në ambiente të mbyllura ose të hapura.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje te gjitheve! Me urimin qe te jeni sa me mire me shendet lutem gjeni si me poshte njoftimin per pezullimin e procedurës së shprehjesinteresit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP

Tiranë, 18.11.2020">2020 Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020">2020 dhe Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020">2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, ka vendosur pezullimin e procedurës së shprehjesinteresit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shpallur në datë 13.11.2020">2020, deri në një njoftim të dytë.

Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe siguron mbrojtjen e shëndetit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve.

Ju faleminderit!
Shtuar më 18/11/2020, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori