Pezullohet kreu i ALUIZNI-t në Shkodër
Drejtori i ri i ALUIZNI-t ka firmosur udhrin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, socialistin Tonin Marku.

Mësohet se ai akuzohet se ka marrë pjesë në fushatë zgjedhore gjatë orarit të punës.

Pezullimi i përkohshëm është firmosur nga drejtori i ri i ALUIZNI-t Ibrahim Morina.

“Zoti Tonin Marku me detyrë drejtor i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, pezullohet pas informacionit të ardhur pranë titullarit të institucionit për pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar” -thuhet në urdhrin e pezullimit. /albeu.com/



Shtuar më 23/06/2017, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori