Pezullohet Drejtori i Policisë së Lezhës, ja arsyeja
Drejtori i Policisë së Lezhës, Dritan Lena është pezulluar nga detyra. Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se masa ndaj tij nuk ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur me Torovicë, ku mbeti i vrarë efektivi Ardian Kodra, por me disa shkelje në detyrë.

Në një sqarim zyrtar, policia tha se ai është pezulluar tre ditë më parë për shkelje të procedurave standarde në punë.
Dritan Lena u emërua Drejtor i Policisë së Lezhës më 21 Korrik të këtij viti.

Më parë ai mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatin Numër 4 në Tiranë, ku mësohet se janë konstatuar edhe shkeljet në detyrë./Albeu.com/
Shtuar më 03/09/2016, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori