Pezullohet drejtori i burgut 313, shkak Emiljano Shullazi
Burimet thonë se drejtori i burgut "313", Maksim Hamitaj, dyshohej se kishte kryer disa shkelje të cilat sollën vendimin e menjëhershëm për pezullimin e tij.

Ndërkohë, kujtojmë se Ministria e Drejtësisë ka çelur garën për rekrutimin e kandidatëve të rinj në kuadër të reformës së thellë në burgje e cila po transformon dita ditës të gjithë sistemin penitenciar. Më herët ka qenë ministrja Gjonaj e cila gjatë një deklarate për shtyp paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli. Fill pas kësaj u bë publik urdhri i Gjonajt për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet në pozicionet e larta drejtuese në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Vëmendja ndaj sistemit të burgjeve në vend është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë ku transformimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit po vijon me ritme të larta si në aspektin fizik të godinave, ashtu edhe atë logjistik apo administrativ për të garantuar siguri si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për ata që vuajnë dënimin.
Shtuar më 19/08/2019, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori