Pezullohen udhëtimet e mbrëmjes Durrës- Bari nga moti i keq
Si pasojë e motit të keq që ka goditur vendin, janë pezulluar përkohësisht lundrimet drejt Portit të Barit.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Portual Durrës, i cili bën me dije se tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme, pezullojnë lundrimin nga Porti i Durrësit.

Konkretisht është pezulluar trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari dhe trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari.

“Si pasojë e mbylljes së përkohshme të Portit të Barit, për shkak të situatës së motit, ju bëjmë me dije se tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit, pezullojnë përkohësisht lundrimin drejt këtij Porti.

Konkretisht: Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari; Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari, parashikuar për t’u nisur nga Porti i Durrësit rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme, kanë anuluar lundrimin, si pasojë e situatës së moti”, thuhet në njoftim.

Agjencitë lundrimore kanë bërë njoftimin e të gjithë pasagjerëve për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet.

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur pa problem drejt destinacionit, sot në orën 17:00, pasi situata në këtë Port paraqitet më e qetë.

Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për vonesat e krijuara, duke siguruar se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre të udhëtimit.
Shtuar më 05/02/2020, ora 18:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori