E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Pezullohen 8 zyrtarë të Komisionit Mjekësor për "shpërdorim detyre"
Lidhur me akuzën për "shpërdorim detyre", mësohet se janë pezulluar nga detyra tetë zyrtarë të Komisionit Mjekësor në Fier. Sipas prokurorisë, këta zyrtarë kanë kualifikuar si persona që përfitojnë pagesë paaftësie shtetas të ndryshëm, të cilët nuk plotësonin kriteret përkatëse.

Bëhet fjalë për 8 zyrtarë të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë në Fier (KMCAP), pasi dyshohen për "shpërdorim detyre".

Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata ka vendosur masën “pezullim nga detyra” për 8 zyrtarët e KMCAP-së: Eljona Zilja, Arnisa Sulejmani, Jovan Prifti, Flamur Kadiu, Merita Alimadhi, Novruz Çaushaj, Ervin Llakatura, Andrea Dollaku.

Të dyshuar janë edhe tre ish-punonjës të Komisionit Mjeko-Ligjor, të cilët janë larguar pak kohë më parë nga detyra.

Bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale e Rinisë dhe Shërbimi Social Shtetëror Tiranë, tashmë Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori