Pezullohen 8 inspektorë tatimorë të Tiranës
Janë pezulluar nga detyra dhe kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranes 8 ish-drejtues dhe inspektorë tatimorë në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë. Sipas një njoftimi të Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve pezullimi i tyre ka ardhur pas auditimit të Ministrisë së Financave për procedurat e rimbursimit të TVSH-së, ku janë vërejtuar shkelje të rënda, me pasojë vjedhjen e pasurisë shtetërore.

“Shuma e vjedhjes së shkaktuar është 515 455 275 lekë dhe në të janë përfshirë ish Drejtori Rajonal Tatimor i Tiranës, ish Drejtoresha e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, dy ish përgjegjës të Sektorit të Kontrollit Tatimor në këtë Drejtori si dhe tre inspektorë kontrolli. Për të gjithë këta është kryer pezullimi nga detyra. Gjithashtu në këtë vepër janë bashkëveprues dy persona përfaqësues ligjorë të 11 kompanive private të cilat pas përfitimit të rimbursimeve kanë kryer procedurat e çregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.”- thuhet në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2013, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori