Pezullohen 6 zyrtare te Qendres se Paraburgimit ne Prishtine
Albeu.com
Për hir të hetimeve të mëtutjeshme nga organet kompetente, Ministria e Drejtësisë nuk i ka bërë publike të dhënat, mirëpo ka bërë të ditur se do të bashkëpunoj ngushtë me këto organe.Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se, komisioni i formuar në kuadër të Shërbimin Korrektues të Kosovës - përkitazi me incidentin që ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, kur më 10 tetor kishte tentuar të arratisej i burgosuri Burim Basha - ka ardhur tek disa të dhëna dhe fakte, se si ka ndodhur incidenti dhe si ka hyrë arma brenda, duke përfshirë edhe personat e involvuar në këtë rast.
Për hir të hetimeve të mëtutjeshme nga organet kompetente, Ministria e Drejtësisë nuk i ka bërë publike të dhënat, mirëpo ka bërë të ditur se do të bashkëpunoj ngushtë me këto organe.

Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se për shkak të shkeljeve të procedurave dhe rregullave të brendshme ditën që ka ndodhur incidenti, fillimisht janë suspenduar pesë zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, tre prej tyre zyrtar të lartë, ndërkaq të martën është suspenduar edhe një zyrtar tjetër.

“Zyrtarët e suspenduar janë: udhëheqësi për siguri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë z. Hazir Shabani, mbikëqyrësi i lartë dhe njëherit udhëheqës i ndërrimit z. Safet Latifi, mbikëqyrësi z. Ramiz Pajaziti dhe tre oficerë korrektues Ylber Brahaj, Ruzhdi Bytyqi dhe Xhyle Gradina”, bëhet e ditur në këtë komunikatë.

Masat tjera, sipas kësaj ministrie, priten të ndërmerren pas pranimit të raportit përfundimtar të komisionit hetues të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Ministria e Drejtësisë siguron opinionin publik se do të vazhdoj të angazhohet për ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha Institucionet e Paraburgimit dhe ato Korrektuese të Kosovës”, thuhet në fund të kësaj komunikate. (Telegrafi)
Shtuar më 14/10/2008, ora 22:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori