Shkencëtarët në Kanada izolojnë Koronavirusin

Një ekip hulumtuesish në Kanada ka izoluar me sukses sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes Koronavirus 2 (SARS-COV-2), agjent përgjegjës për COVID-19.

Kjo arritje nënkupton se studiuesit që janë duke kërkuar të testojnë metodat e trajtimit, terapitë dhe vaksinat, tani kanë burime kanadeze që mund të ofrojnë qasje në patogjenin global, pa qenë e nevojshme që ata të ndërmarrin hapin komplikues të transportimit të virusit të gjallë përtej kufijve ndërkombëtarë.

Ekipi kanadez përfshin studiues nga Instituti i Kërkimeve Sunnybrook, Universiteti McMaster dhe Universiteti i Torontos.

Sipas një njoftimi të dhënë të enjten, izolimi është rezultat i një “bashkëpunimi të shkathët” midis institucioneve, të cilët ishin në gjendje të kulturonin virusin në fjalë nga dy ekzemplarë klinikë.

“Kjo demonstron se mund të ndodhin gjëra të mahnitshme kur ne bashkëpunojmë”.

Izolimi i suksesshëm është pozitiv për vazhdimin e “hulumtimit thelbësor” të virusit, duke lejuar një mundësi më të madhe për sukses në zgjidhjet afatgjata të kësaj pandemie.

Virusi i izoluar, thanë studiuesit, do të ndihmojë në zhvillimin e testimit diagnostik, trajtimeve dhe vaksinave.

“Tani që kemi izoluar virusin SARS-CoV-2, ne mund ta ndajmë këtë me studiues të tjerë dhe të vazhdojmë këtë punë ekipore”, tha Dr. Arinjay Banerjee.


Shtuar 14.03.2020 12:17