Petro Koçi: As vendimet e gjyqësorit s'janë aksidente teknologjike
Pëlqej
Petro Koçi, aktualisht zv/ministër i Mbrojtjes, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me një dokument të paraqitur me firmën e tij në Gjykatë, ku tragjedia e Gërdecit konsiderohet si një aksident teknologjik.

"As vendimet e gjyqesorit nuk jane aksidente teknologjike. Edhe ato jane nje Gerdec i ri. Duke reaguar ndaj nje interpretimi te publikuar sot ne media, lidhur me qendrimin politik te qeverise ndaj tragjedise se Gerdecit.

Petro Koci:
Gjykoj se komenti mbi permbajtjen e kerkeses se Ministrise se Mbrojtjes per te rrezuar padine e cila kerkon qe demin e rende te shkaktuar nga tragjedia e Gerdecit nuk duhet ta paguajne fajtoret por taksapaguesit e thjeshte nepermjet Ministrise se Mbrojtjes, nuk qendron.

Demshperblimin per viktimat dhe te demtuarit e tjere te tragjedise duhet ta paguajne fajtoret te cilet po livadhisin lirisht e vazhdojne te bejne biznes.

Nuk ka arsye qe fajtoreve politike me ne krye Berishen te mos u hyje gjemb ne kembe dhe faji te shlyhet ne kurriz te buxhetit per sigurine dhe mbrojtjen.

Ky eshte qendrimi yne politik dhe me kete s'luan dot askush. Togfjaleshi i famshem "aksident teknologjik" nuk eshte vleresim i Petro Koçit, por i gjykatave penale ne te tria shkallet.

Meqe gjykata administrative eshte pjese e te njejtit shtet, e ka per detyre ta konsideroje faktin se kush eshte shpallur fajtor per krimin e Gerdecit.

Nuk ka asnje justifikim qe gjykata administrative detyron taksapaguesit te paguajne demin e shkaktuar nga fajtoret e shpallur prej gjykates penale.

Media duhet te alarmohet prej ketij fenomeni dhe ti bashkohet kushtrimit per reforme ne sistemin e kalbur te drejtesise. Edhe gjendja ne gjyqesor nuk eshte aksident teknologjik". /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2016, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori