Petrit Vasili zbulon detaje: Ja çfarë ndodhi në darkën e peshkut mes Ramës dhe Metës
Ministri i Drejtësisë dhe numri dy i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ishte ne krahë te Ilir Metes ne darken e peshkut me Edi Ramen dhe Erion Veliajn, ka zbuluar për here te pare disa detaje nga ai takim, ku nenvizoi se ishte nje darke mes kolegesh politike dhe klima ishte mjaft miqësore.

“Darka ishte shumë miqësore dhe këtu nuk fsheh gjë, po të ishte hermetike dhe e fshehtë s’do ishte në Pazarin e Ri. Ilir Meta kishte edhe një lloj nostalgjie se në rini ka banuar shumë afër asaj zone, unë e kam frekuentuar shpesh per 10 vjet, kishim një kërshëri për të parë një lloj transformimi. Pazari i ri ka qenë vendi i qofteve, aty ishim në lokal peshku, kishte shume thyerje ajo darke, me peshk larg detit… besoj ishte një klime normale dhe miqësore, bëhej fjalë për një darkë kolegësh politikë”, tha ai ne emisionin “Kjo Jave” te “News24”. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2017, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori