"Gogoli" Tahiri, Petrit Vasili-deputetëve të LSI-së: Kujdes makinat, policia do ju fusë drogë!
Ka arritur kulmin retorika e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj Partisë Socialiste.

Pas një dite të tensionuar, këtë të premte mbrëma “Panorama” ka mësuar për një mbledhje urgjente të deputetëve të grupit parlamentar të LSI-së dhe kryebashkiakëve të kësaj force, të cilët janë paralajmëruar se mund t’ju vendosnin drogë nëpër makina.

Mësohet se ata janë këshilluar të tregohen të kujdesshëm dhe të mbajnë vigjilencën të lartë për të ruajtur veten.

Sipas të njëjtave burime, mbledhja është zhvilluar dy muaj më parë, për shkak se dyshohet se, si deputetët ashtu edhe kryebashkiakët janë vendosur në shënjestër të policisë.

Mbledhja urgjente është thirrur nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili, i cili i referohet informacioneve të ardhura nga shërbimet sekrete të huaja, ndërsa paralajmëron këta të fundit që të kenë kujdes nga policia, pasi mund të vendosnin drogë në makinat e tyre, me qëllim që të arrestohen më pas si trafikantë./Albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori