Petrit Vasili infektohet me COVID-19
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është
infektuar me COVID-19.

Nuk dihet ende gjendja e tij, ndërsa po merr trajtim të specializuar në një spital privat.

Pasi rezultoi pozitiv ai është karantinuar në shtëpi dhe ka marrë trajtim atje, ndërsa mësohet se sot ndodhet në spital.

Kujtojmë se Vasili nuk është i vetmi që është infektuar me COVID-19 në LSI, ndërsa ka qenë prekur edhe ish-deputetja Nora Malaj. Malaj njoftoi se ishte e prekur më 7 gusht, ndërsa ndodhej në ditën e 16 të karantinimit dhe në gjendje më të mirë.


Shtuar më 08/11/2020, ora 21:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori