Petrit Vasili: Çfarë janë dëshmorët dhe gjaku i tyre për Edi Ramën?
Në një postim në rrjetin social Facebook, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Rama.

Ai shkruan: “Sot Edi Rama me një pjatë supe te varfer perpara,mban fjalime për dëshmorët dhe luftën perpara familjeve të dëshmorëve,që rane për atdhe”.


“Çfare hipokrizie e madhe dhe çfarë shpërdorim i turpshëm. Por çfare janë deshmoret dhe gjaku i tyre për Edi Ramen? Por çfarë është për Edi Ramën Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare? Për Edi Ramen gjaku i 28 mije dëshmorëve ka qenë gjak i rreme. Për Edi Ramën Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare ka qene thjesht një Lufte Civile”, shkruan Vasili.

Lexojeni çfarë shkruante Edi Rama ne 1992 ne Librin Refleksione per deshmoret :
“U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve.
Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin“.
(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“,Tiranë1992,f. 7.

Ja çfarë vazhdon e thotë më tej po Edi Rama për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare:
"Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë».

Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile.

Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si

Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik”.

Ja çfarë vazhdonte e shkruante ne Refleksione po Edi Rama,qe mban sot fjalime dhe qeveris partinë socialiste :
“Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare”.

Cdo qytetar sot e ka shumë të qarte se ç’përfaqeson politikisht e moralisht Edi Rama.

Sot çdo i majtë e kupton shumë qartë se si ai e perdor e shpërdor si pazarxhi, Luften Antifashiste Nacional Çlirimtare,emocionet dhe ndjeshmëritë që lidhen me të.

Te gjithe shqiptarët pavaresisht bindjeve politike e kane shumë të qartë, që Edi Rama nuk ka kauzë, nuk ka parime, nuk ka sinqeritet, por përkundrazi ka shumë mllef dhe urrejtje për të shkuarën,që është me vlera të forta dhe njëherazi është edhe pasqyrë e antivlerave të Edi Ramës”, ka reaguar Vasili.

Shtuar më 05/05/2019, ora 19:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori