Petrich: Serbia te mos perzihet ne Kosove
Albeu.com
Ish ambasadori i Austrise ne OKB Wolfgang Petrich deklaron se nuk mund te mbahen zgjedhjet serbe ne territorin e Kosoves, pasi tashme Kosova eshte shtet me vete.Ne nje interviste per BBC-ne Petrich e cilëson situaten e krijuar para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare ne Serbi si te komplikuar. “Por beson se bashkesia nderkombetare, ne kete mes edhe OKB-ja dhe ne pergjithesi BE-ja, duhet ta mbajne qendrimin e tyre se zgjedhjet lokale nuk mund te mbahen ne nje shtet fqinj, siç eshte Kosova tani ne raport me Serbine”. Per Petrich “Politikisht eshte nje levizje e kuptueshme nga ana e Beogradit qe te provoje te vendos nje pushtet te caktuar”- dhe shton se- parandalimi i zgjedhjeve do te jete nje sfide e madhe per bashkesine nderkombetare, por edhe nese ato do te mbahen eshte i sigurte se ato do te shpallen te pavlefshme”. Ish-kryediplomati austriak ne OKB thote “se u takon vendeve perendimore qe e kane pranuar pavaresine e Kosoves qe te merren me kete dhe te mos lejojne perzierjen e Serbise tani”.
Petrich shpreson se pjesa pragmatike e udheheqjes serbe do te mbizoteroje dhe do ta pranoje realitetin ne terren, meqe ne te kunderten, ka thene ai, do te jete e veshtire per Serbine qe t'i afrohet BE-se.Ambasadori Petrich ka thene se tani ju takon evropianeve qe te krijojne mundesite dhe te jene ne rend te pare me qellim qe te stabilizojne rajonin. (BBC)
Shtuar më 09/05/2008, ora 18:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori