Petkoviç: Baton Haxhiu qe nga viti 90 eshte bashkepuntor i sherbimit sekret serb
Albeu.com
Sipas nje lajmi te botuar ne kosovapress, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, i ka quajtur të enjten akuzat e gazetës Ekspress kundër tij si shpifje, ndërsa ka akuzuar drejtuesin e saj e Baton Haxhiun se përmes gazetës po tenton ta kthejë kohën e Millosheviçit.Betohem që një gjë të tillë nuk do të mund të ndodhë, dhe e informoj publikisht Baton Haxhiun se Millosheviqi dhe koha e tij kanë vdekur, tha ai. Keni dëgjuar kush jam unë, ndërsa tani po ju tregoi kush është Baton Haxhiu. Ai që nga vitet e 90 është bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb. Nuk është Sllavisha Petkoviç ai i cili është ulur me njeriun e parë të sigurimit shtetëror serb, Jovica Staniçiç në Brezovicë, ishin disa nga akuzat që ai bëri ndaj Baton Haxhiut, drejtor i gazetës Express, ndërsa për të gjitha akuzat e bëra ndaj tij ai ka kërkuar duel televiziv me Haxhiun. ALN
Shtuar më 24/03/2006, ora 11:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori