Peticioni për Teatrin Kombëtar mbërrin në Kukës
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të jetë sot në Kukës, ku do të zhvillojë peticionin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës ashtu siç ishte.

Protesta mbahet në orën 17:00, para Pallatit të Kulturës "Hasan Prishtina" dhe mbështetet nga dega e PD-së në këtë qytet.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë dhe 2 në Durrës e Shkodër. Kjo do të jetë e 3-ta në një qytet jashtë Tiranës por do të vijohet dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte, ndërkohë ky tashmë është dhe një premtim i Bashës, i cili u shpreh se kur PD të vijë në qeveri, do e ndërtojë siç ishte.
Shtuar më 25/05/2020, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori