Petersen:Decentralizimi nuk ka të bëjë me ndarje territoriale
Albeu.com
"Decentralizimi ka të bëjë me një proces që ndodh brenda Kosovës dhe që nuk ka të bëjë vetëm me pakicat. Decentralizimi do të drejtohet nga Prishtina dhe nuk ka të bëjë me ndarje territoriale", është shprehur shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen për radion gjermane "Dojçe vele".Duke folur për disa mosmarrëveshje me Ministrinë e Brendshme gjermane rreth kthimit të azilantëve, Petersen tha se ka kërkuar që të merret parasysh nevoja e refugjatëve të kthyer "për siguri humanitare, pra jo vetëm siguri fizike, por edhe që kur të kthehen të kenë një vend për të jetuar". Petersen tha se nuk beson që zhvillimet në Gjykatën e Hagës do të ndikojnë në procesin e statusit të Kosovës, duke shtuar se Tribunali është "tërësisht i pavarur nga politika". "Politikën në Kosovë e bëjmë ne, kështu që nuk ka ndonjë lidhje mes tyre", tha Petersen. Ndërkaq në lidhje me ekzistencën e të ashtuquajturave "burgje të fshehta" në Kosovë, Petersen mohoi të ketë diçka të tillë në Kosovë. "Ato që ekzistojnë në një nga kampet amerikane të KFOR it, janë dhoma burgimi që janë përdorur në fillim, para se UNMIK u të ndërtonte sistemin juridik. Qëllimi i tyre ishte të mbanin deri në 30 ditë në arrest qytetarët kosovarë, që më vonë do t'u dorëzoheshin organeve të drejtësisë. Çdo pretendim tjetër është i pabazë", ka sqaruar Petersen. rtk
Shtuar më 18/01/2006, ora 15:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori