Petersen: Sundimi i ligjit themel për ndërtimin e Kosovës
Albeu.com
"Sundimi i ligjit është themel që bashkësia ndërkombëtare së bashku me Qeverinë e Kosovës, po mundohen ta ndërtojnë në Kosovë, me qëllim të krijimit të një shoqërie demokratike, stabile, tolerante dhe multietnike".Kështu u shpreh kryeadministratori Soren Jessen Petersen gjatë një vizite që i bëri sot shkollës së Shërbimit Policor të Kosovës në Vushtrri.
Ai bisedoi edhe me drejtorin e kësaj shkolle Stiv Benet duke theksuar se është i impresionuar me rezultatet që ka arritur kjo shkollë.
Petersen tha se qëllimi i vizitës së tij ishte të njihet me punën e mirë që bëhet në këtë akademi duke thënë se është i impresionuar me rezultatet që janë arritur aty. Kjo Akademi është njëra nga institucionet më të suksesshme në Kosovë dhe prremtoi përkrahje dhe në punën e saj.
Shtuar më 02/09/2005, ora 20:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori