Petersen: Serbia jo ne BE pa marreveshje me Kosoven
Albeu.com
Në një dëshmi para Komisionit amerikan të Helsinkit, ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Soren Jessen Petersen tha se zgjidhja e konflikteve ndëretnike në Ballkan do të arrihet përmes integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.
Por ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk duhet ta lejojë Serbinë të pranohet në organizatë pa një marrëveshje të qartë për marrëdhëniet e saj me Kosovën. "Bashkimi Evropian nuk duhet të ndërmarrë hapa për pranimin e Serbisë përsa kohë që ekziston kjo çështje e pazgjidhur dypalëshe mes Serbisë dhe Kosovës pasi kjo do të cënonte unitetin e BE-së dhe bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Petersen, duke kujtuar gabimet e bëra në të kaluarën siç ishte ftesa e vendeve të përfshira në mosmarrëveshje dypalëshe si Qiproja, apo emri i Maqedonisë apo mosmarrëveshja së fundmi mes Sllovenisë dhe Kroacisë.
Shtuar më 05/05/2010, ora 22:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori