Petersen: Rusia dobësoi pozicionin e Serbisë
Albeu.com
Kështu deklaroi për Evropën e Lirë Alexandros Petersen, analist në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington."Në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, Rusia nuk është udhëhequr me interesat e Beogradit dhe me pasojat juridike ndërkombëtare të atij akti, por qëllimi ishte shfrytëzimi i kësaj çështjeje për forcimin e ndikimit të Rusisë në Evropë". Kështu deklaroi për Evropën e Lirë Alexandros Petersen, analist në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.
Rusia e ka dobësuar pozicionin e Serbisë. Në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, ajo, kuptohet, nuk është udhëhequr me interesat e Beogradit dhe me pasojat juridike ndërkombëtare të atij akti, por, para së gjithash, qëllimi ishte shfrytëzimi i kësaj çështjeje për forcimin e ndikimit të Rusisë në Evropë.

Pra, veprimi i Rusisë nuk është aq shumë i drejtuar kundër Gjeorgjisë, por në kuptimin më të gjerë ndaj Perëndimit, ka thënë analisti Petersen duke shtuar ndër tjerash se Rusia i ka shfrytëzuar luftërat në Ballkan për ta forcuar pozitën e vet në këtë pjesë.

Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me parime, pavarësisht se a bëhet fjalë për Kosovën apo për Kaukazin, por për interesat e Rusisë. (rtk)
Shtuar më 30/08/2008, ora 22:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori