Petersen: Rugova do takohet me Tadic ne konferencen nderkombetare
Pëlqej
Albeu.com
Shefi i UNMIK, Soren Jesen Petersen ka deklaruar se Presidenti i Kosoves, Ibahim Rugova ka shprehur gadishmerine per t'u takuar me presidentin e Serbise, Boris Tadic ne konferencen nderkombetare dhe ne prezencen e faktoreve nderkombetar.Ne deklaraten per agjensine kosovare "Kosovalive", Petersen ka thene se po punohet ne konkretizimin e takimit te dy zyrtareve me te larte te Kosoves e Serbise. "Nuk dua te jap hollesi lidhur me kete ceshtje. Une po pergatis dhe po punoj qe ky takim te organizohet, sepse jam i bindur se eshte i rendesishem per krijimin e besimit. Jam i sigurt se nje takim i tille do te mbahet ne te ardhmen e aferte. Por kur dhe ku nuk mund te them", ka shtuar ai. Jesen Petersen ka shfaqur bindjen se bisedimet mbi statusin e ardhshem te Kosoves do te fillojne ne vjeshte sepse, sikurse ka thene, pritet qe Kosova te marre vleresimin pozitiv per permbushjen e standardeve qe i ka caktuar bashkesia nderkombetare. Ai u shpreh se kushti kryesor per bisedime mbi statusin eshte krijimi i shoqerise shumentike ne Kosove, kthimi i te zhvendosurve dhe liria e qarkullimit, por ka paralajmeruar se mosgadishmeria e njeres pale nuk do te ndikoje ne zhvillimin e proceseve te metejshme ne Kosove.
Shtuar më 07/05/2005, ora 23:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori