Petersen para Këshillit të Sigurimit pritet të raportojë për një progres të rëndësi
Pëlqej
Albeu.com
Shefi i UNMIK ut, Soren Jesen Petersen, më 27 maj, në Nju Jork, do t'i raportojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një progres të rëndësishëm që është bërë në përmbushjen e standardeve gjatë tre muajve të fundit në Kosovë.Agjencia Rojter bën të ditur se e disponon raportin e zotit Petersen, ndërsa shton se ai do të potencojë, progresin e madh në planin e sigurisë dhe të drejtave të pakicave.
Në këtë kontekst, Petersen do të raportojë për avancimin në lirinë e lëvizjes të pjesëtarëve të pakicave, shkallën e ulët të krimeve ndëretnike, dhe "pjekurinë e shtuar" që po dëshmojnë institucionet e Kosovës.
"Një pjesë e rëndësishme e këtyre prioriteteve të qëllimeve dhe të aksioneve të standardeve janë arritur ose, nëse bëhen përpjekjet dhe mbahet ritmi i deritashëm, gjenden në rrugë për t'u realizuar gjatë vitit 2005", shkruan ai në raportin e Petersenit që do të bëhet publik të martën.
"Sukseset po krijojnë kornizë të re të besimit në aftësinë e Kosovës për të ndërtuar dhe mbajtur insitucionet, në të cilat punohet dhe për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e të gjithë njerëzve", thekson Petersen.
Siç mësohet jozyrtarisht, raporti i Petersenit do të vlerësohet pozitivisht nga Këshilli i Sigurimit. qik
Shtuar më 20/05/2005, ora 18:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori