Petersen: Nisma serbe, nuk ndryshon pavarësinë e Kosovës
Albeu.com
Petersen tha se nisma serbe, nuk mund të ndryshojë faktin se Kosova është e pavarur, por mund të ndikojë në disa nga qeveritë dhe investitorët e huaj, që po e vlerësojnë ende hapin e tyre në raport me Kosovën.Ish-kreu i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Soren Jessen Petersen, nismën serbe në Kombet e Bashkuara, e ka vlerësuar si një nismë që do të zgjasë paqartësinë në rajon dhe do të mbajë peng edhe Kosovën dhe gjithë Ballkanin. Në një intervistë për BBC-në, Petersen tha se nga Kosova nuk ka parë një strategji dhe aktivitet të institucioneve kosovare që do të inkurajonin dhe promovonin njohjet ashtu siç ka vepruar Serbia me përpjekjet për të bllokuar pranimin e pavarësisë.

Petersen tha se nisma serbe, nuk mund të ndryshojë faktin se Kosova është e pavarur, por mund të ndikojë në disa nga qeveritë dhe investitorët e huaj, që po e vlerësojnë ende hapin e tyre në raport me Kosovën.

Por Jessen Petersen tha se mbështetësi kryesor i Serbisë, Rusia nuk mund të vazhdojë ta ndihmojë më, sepse, sipas tij, e ka sakrifikuar Serbinë pas ndërhyrjes në Gjeorgji dhe njohjes së pavarësisë së Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.

Ish-kryeadministratori i Kosovës tha se BE-ja duhet të jetë më e qartë me Serbinë dhe të dërgojë porosi për të nëse ajo e do BE-në apo Kosovën.

Sipas tij Serbia nuk mund të vazhdojë të kundërshtojë vendosjen e EULEX-it në Kosovë.
Shtuar më 19/09/2008, ora 16:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori