Petersen: Ministria e drejtësisë dhe e ajo policisë do të themelohen kah fundi i këtij viti
Albeu.com
Kryeadministratori Soren Jesen Petersen tha sot se dy ministritë e reja, ministria e drejtësisë dhe e ajo policisë do të themelohen kah fundi i këtij viti.Ai bëri të ditur se UNMIK-u është duke pritur një përgjigje nga Zyra Ligjore në Nju Jork, e cila e ka në shqyrtim projektplanin mbi themelimin e këtyre ministrive.

Petersen tha se për në diskutimet për implementimin e këtij Plani do të përfshihen të gjitha forcat politike në Kosovë, përmes Forumit Politik, por vendimin do ta marrë Qeveria e Kosovës. RTK
Shtuar më 24/06/2005, ora 19:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori