Petersen i dorëzoi Kosumit projektin për krijimin e dy ministrive të reja
Albeu.com
Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen i dorëzoi sot kryeministrit Bajram Kosumi projektin për krijimin e dy ministrive të reja: të drejtësisë dhe të rendit, që pritet të themelohen deri në fund të vitit.Por, sipas, Petersenit, krijimi i këtyre dy ministriv, nuk do të thotë se UNMIK-u i bart të gjitha përgjegjësitë në fushën e sigurisë mbi vendorët. Admininstrata ndërkombëtare edhe më tutje do të ketë të drejtën e ndërhyrjes dhe të mbikqyrjes. Në këtë mënyrë, tha ai, kjo do të ndikojë në shpërbërjen e strukturave paralele apo të shërbimeve sekrete.
Po sot, Kryeministri Bajram Kosumi dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen morën pjesë në takimin e Grupit punues për lansimin e Kornizën Strategjike për Komunitete dhe Kthim.
Në këtë takim Petersen tha se të gjithë të zhvendosurve duhet t'u krijohet mundësia që të kthehen në shtëpitë e tyre duke ua krijuar kushtet e përshtatshme për jetesë. Sipas tij, suksesi i kthimeve të qëndrueshme nuk duhet matur me shifra, por me mundësitë ekonomike, sigurinë dhe të drejtat pronësore që do të sigurohen për ta. Në këtë kuadër Petersen kërkoi përkushtim të plotë të parlamentit dhe të të gjitha palëve në mbështetje të këtij procesi. Po ashtu ai kërkoi edhe mbështetjen e të gjitha komuniteteve, duke theksuafr edhe rolin e Beogradit që sipas tij, duhet të vendosë dhe të mbështesë ktimine e serbëve dhe pjesëmarrrjen e tyre në këtë proces.
Ndërkaq Kryeministri Bajram Kosumi tha se problem kryesor mbeten çështjet financiare. Ai tha se problemi tani është me tëpër ekonomik sesa politik dhe kërkoi sforcimin e precesit të kthimit dhe të dialogut në bazë të të kthyerve, në mënyrë që procesi të jetë i qëndrueshëm.
Dokumenti parasheh krijimin e një partneriteti ndërmjet qeverisë dhe UNMIK_ut në përmirësimin e sigurisë dhe të lëvizjeve dhe mbëshjetjen instituconale. QIK
Shtuar më 20/07/2005, ora 01:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori