Petersen e Kosumi vlerësojnë shumë pozitivisht mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën
Pëlqej
Albeu.com
Kryeadministratori Soren Jesen Petersen diskutoi sot me Kryeministrin Bajram Kosumi lidhur me mbledhjen kushtuar Kosovës të premtën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Pasi vlerësoi si shumë pozitive mbledhjen e KS, Kryeministri Kosumi tha pas takimit se ky vlerësim i progresit për Kosovën ka shpaguar mundin e Qeverisë. Ndërkaq duke folur për procesin rreth standardeve, ai tha:
"Procesi do të varet shumë nga mënyra se si do të vazhdojmë punën me standardet në dy muajt e ardhshëm. Qeveria e ka një plan të hollësishëm të punës, por njëkohësisht koordinatori i qeverisë dhe ai i UNMIK ut do të bëjnë një plan të punës deri më 31 dhjetor, në mënyrë që ta kuptojmë së pari vetë, por edhe bashkësia ndërkombëtare se për neve puna nuk përfundon me vlerësimin e përgjithshëm politik në arritjen e standardeve", u shpreh Kosumi.
Nga ana e tij Petersen edhe sot vlerësoi si një hap historik vlerësimin pozitiv nga Këshilli i Sigurimit për progresin e arritur në Kosovë. Por ai bëri me dije se emërimi i një të dërguari të posaçëm për vlerësimin gjithëpërfshirës të standardeve nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar.
"Eshtë shumë e rëndësishme që implementimi i standardeve të vazhdojë në nivelin e njëjtë. Unë isha shumë i kënaqur kur dëgjova nga Kryeministri, se Qeveria ka një plan për implementimin e standardeve gjatë dy tre muajve të ardhshëm", duke thënë se duhet përkujtuar vetvetes se puna duhet të vazhdojë.
Ndërkohë Petersen ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin Ibrahim Rugova, të cilin e ka njoftuar me rrjedhat e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. qik
Shtuar më 31/05/2005, ora 21:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori