Petersen dhe Kosumi me qëndrime të njëjta rreth rezolutës-deputetët pa qëndrime të qarta
Albeu.com
Soren Jesen Petersen dhe kryeministri, Bajram Kosumi kanë qëndrime të njëjta rreth rezolutës për pavarësinë e vendit. Ata thonë se Kuvendi do duhej të miratojë një platformë për delegacionin në bazë të të cilit do të udhëhiqen bisedimet dhe ku do të thuhet se populli i Kosovës është për pavarësi të plotë.Ndërsa deputetët ende nuk kanë qëndrim të qartë nëse do të votojnë pro rezolutës e cila rikonfirmon vullnetin e popullit për shtet të pavarur dhe sovran.

Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen tha se çdo vendim i Kuvendit që është në kundërshtim me rezolutën 12 44 dhe me parimet e Grupit të Kontaktit është i papranueshëm. “Kuvendi ka të drejt që rezolutën ta adaptojë në platformë politike për Ekipin Negociator të Kosovës”, tha kreu i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen. Ndërkaq deputetë ende nuk kanë qëndrim të qartë nëse do të votojnë pro rezolutës e cila rikonfirmon vullnetin e popullit për shtet të pavarur dhe sovran. Shefat e grupeve parlamentare të ORA-së dhe AAK-së, nuk kishin qëndrim se cili do të jetë pozicioni i tyre në seancën e nesërme. Gjylnaze Syla, tha se ajo kishte përfunduar punën e saj në hartimin e tekstit të rezolutës dhe tani i mbetet deputetëve të vendosin për miratimin e saj. Edhe Teuta Sahtaçija nuk ishte e sigurt nëse Kuvendi nesër do të miratojë tekstin e rezolutës për të cilën është punuar një kohë të gjatë. Ndërkaq nënkryetari i Kuvendit, Fatmir Sejdiu duke mos dashur të komentojë më tepër tha shkurt se kjo çështje është temë e takimit të nesërm. Ndryshe, shefi i UNMIK-ut, është deklaruar sot kundër miratimit të rezolutës në fjalë. Gjatë vizitës në Ferizaj Petersen tha se çdo vendim i Kuvendit që është në kundërshtim me rezolutën 12 44 dhe me parimet e Grupit të Kontaktit është i papranueshëm: “Besoj se ata e dinë se si duhet vepruar në këtë fazë të rëndësishme në të cilën ndodhet Kosova.“Kuvendi ka të drejt që rezolutën ta adaptojë në platformë politike për Ekipin Negociator të Kosovës”. Qëndrim të njëjtë me Shefin e UNMKIK-ut ka shprehur sot edhe kryeministri Kosumi i cili është shprehur për miratimin e një platforme për delegacionin e Kosovës, që do të udhëheqin bisedimet në emër të Kosovës. Megjithatë duket se qëndrimi definitive do të dihet sot pasdite kur pritet të zhvillohet takim ndërmjet kryeparlamentarit Daci dhe kreut të PDK-së, Hashim Tahçi si dhe takimet e grupeve parlamentare për ti qartësuar pozicionet e tyre. rtk
Shtuar më 16/11/2005, ora 19:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori