Petersen dhe Kosumi mbeshtesin vendimin e Rugoves per unitet, ndersa propozojne dhe diversitet
Albeu.com
Kreu i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen dhe Kryeministri Bajram Kosumi mbeshteten edhe nje here vendimin e Presidentit Rugova per te bashkuar subjektet politike dhe institucionet rreth pershpejtimit te pergatitjeve per fillimin e bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves.Keto komente Petersen e Kosumi i bene pas takimit te sotem te rregullt javor.

Kryeministri i Kosoves tha se ky ishte momenti i fundit kur duhet te behen veprime te shpejta ne kete drejtim duke shprehur "Pas miratimit nga Kuvendi i Kosoves, -tha ai, - qeveria do te perkrahe kete vendim financiarisht dhe partite politike ne Forum, te pozites apo opozites do te jene garante uniteti ne ecjen perpara ne kete proces. Nderkaq nominimi i kordinatorit per udheheqes te grupeve punuese do te shpejtoje punen e grupeve te eksperteve".

Ndersa Petersen nga ana e tij tha se "ne kete unitet te pergatitjeve per statusin, udheheqesit duhet t'i sigurojne afrim edhe shoqerise civile dhe komuniteteve pakice", tha ai. "Te gjithe kane pikepamje dhe interesa shume te rendesishme ne avancimin e pergatitjeve per statusin".

Ne kete takim eshte diskutuar edhe per pilot projektet, ku sipas Kryeministrit Kosumi, ne kete drejtim jane bere hapa perpara dhe pritet qe te behen edhe hapa tjere qe te fillojne punen asamblete e reja komunale. Ndersa, lidhur me dy pilot komunat ne Partesh dhe Gracanice, ai tha se diskutimet ne kete drejtim, duke cmuar pozitivisht angazhimin e lidereve serbe ishte per te gjetur zgjidhje per keto dy pilot projekte. Kosumi shprehu gatishmerine qe per variantin B te pilot projekteve te bisedoje me perfaqesuesit serbe dhe me qytetare serbe te Parteshit dhe te Gracanices, por perjashtoi kategorikisht variantin C.
Petersen tha se e vlereson shume te rendesishme gatishmerine e Qeverise se Kosoves, por edhe te perfaqesuesve te serbeve te Kosoves per te vazhduar dialogun lidhur me gjetjen e nje kompromisi per decentralizimin e pushtetit lokal. "Qellimi yne nuk eshte qe te krijoje komuna te reja shqiptare ose serbe, por qe pilot projektet te funksionojne si qeveri lokale multietnike", u shpreh Petersen dhe mbeshteti qendrimin e qeverise per te permiresuar planin B nese ka ide me te mira per t'u zbatuar. QIK
Shtuar më 15/09/2005, ora 22:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori