Pësoi ishemi cerebrale, si është sot gjendja e Paulin Sterkajt
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore pasi u godit nga një ishemi cerebrale.

Ditën e sotme, mësohet se gjendja shëndetësore e deputetit Sterkaj është përmirësuar dhe është nën kontrollin e mjekëve.

Shqetësimet shëndetësore për deputetin kishin nisur dy ditë më parë, pikërisht në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.

Por ditën e djeshme pësoi goditjen teksa kishte dalë me disa miq të tij. /albeu.com/



Shtuar më 20/06/2018, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori