Pësoi ishemi cerebrale, del fotoja e Paulin Sterkaj nga spitali (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë njoftoi se deputeti i PS, Paulin Sterkaj është shtruar në spital.

Paulin Sterkaj pësoi ishemi cerebrale dhe prej dy ditësh është shtruar në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, mjekët kanë sqaruar që prej ditës së djeshme se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Së fundmi është publikuar edhe një foto e deputetit, i cili përshëndet me dorën e ngritur nga spitali ku ndodhet i shtruar. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2018, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori