Pësoi hemoragji cerebrale, zbulohet gjendja shëndetësore e avokatit të Tahirit
Avokati Maks Haxhia ditën e djeshme u dërgua me urgjencë në spital pasi dyshohet se pësoi hemoragji cerebrale.

Ditën e sotme mësohet se avokati është në gjendje të mirë shëndetësore. Këtë lajm të mirë e ka dhënë ish -prokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari.

Ai thotë se është trishtuar për lajmin e sëmundjes së Haxhisë, të cilin zbulon se e ka pasur edhe pedagog, por është gëzuar nga lajmi që kanë dhënë mjekët.

“U ligeshtova per gjendjen shendetesore te Maks Haxhise,Profesorit tim dhe mijra juristeve te tjere te Shqiperise, por dhe u gezova, pasi mjeket me konfirmuan, se e ka kaluar gjendjen cerebrale pa pasoja.

Nuk mund te rrija pa e dhene kete lajm te mire, per kete burre Zotni. Lus Zotin, sherim te shpejte Profesor…”, shkruan Hajdari. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2019, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori