Peshku, kura ideale për artritin
Acidet yndyrore tek peshqit si tuna, salmoni dhe sardelet mund të lehtësojnë dhimbjet e artritit.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar tek revista “Arthritis Care & Research”, i cili ka zbuluar se duke konsumuar peshk dy herë në javë, personat që vuajnë nga artriti mund të kenë më pak dhimbje dhe ënjtje të gjymtyrëve.

Për të lehtësuar dhimbjet dhe parandaluar dëmtimin afatgjatë të kyçeve, shumë pacientë përdorin ilaçe kundër reumatizmit.

Autorja kryesore e studimit, dr. Sara Tedeschi, thotë se zbulimi i tyre mbështet studimet e mëparshme të cilat sugjerojnë se konsumimi i peshkut mund të ulë inflamacionin e lidhur me sëmundjen e artritit reumatoid.

Prandaj ajo sugjeron që personat të cilët vuajnë nga artriti të konsumojnë peshk në vend të suplementeve të vajit të peshkut.
Shtuar më 29/09/2018, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori