Arrestimi i dy ish-drejtorëve të Drejtorëisë së
Përgjithshme të Rrugëve u lexua si "starti" i kapjes së peshqve të medhenj dhe tashmë është e sigurt që nuk do të ndalohet këtu.
Nëpër korridoret e partive përflitet se bëhet fjalë edhe për disa ish-ministra të Berishës dhe Ramës që janë në listën e "kokave" që do të provojnë prangat, por ka kohë deri atëherë.
Gjasat janë që edhe për një fare kohe të vijohet në rangun e drejtorëve dhe drejtuesve të rendësishëm.
Fokusi prej dia javësh është tek ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, për të cilin amerikanët, sponsorët e Reformës në Drejtësi, janë shprehur hapur se nuk e duan.
Madje, ai është person i shpallur "non grata" nga Departamenti i Shtetit duke i pezulluar edhe vizën amerikane për të dhe familjen.
Sëfundmi në media është folur se Prokuoria e
Përgjithshme nuk ka mohuar se mund të nisë hetime edhe ndaj Llallës duke i dhënë krahë tezës së ai pritet të jetë "peshku" tjetër i madh për të përgatitur terrenin për "peshkaqenë" e kabinetit
Berisha dhe Rama I. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2018,
ora 15:22