Peshkopi, motrat lirohen nga zinxhiret
Albeu.com
Pas transmetimit ne Top Channel te pamjeve vertete te renda te dy motrave qe jetonin prej 22 vjetesh te lidhura me zinxhire, ka nderhyre drejtoria e policise se Dibres e cila se bashku me disa mjeket te Peshkopise kane liruar dy femrat qe jetonin ne kushte skandaloze.
Ato jane te semura mendore dhe jetonin vetem me babane 70 vjecar. Ai thote se nuk ka asnje mundesi tjeter perkujdesje per vajzat e tij dhe per kete arsye i ka lidhur ne nje dhome te shtepise.

Pamjet e transmetuara kane vene ne alarm organet e shendetesise dhe policise te cilat aktualisht ndodhen ne fshatin Bllate e Poshtme ne komunen Maqellare te Dibres.

Te dy motrat do dergohen ne spitalin e qytetit te Peshkopise. (tch)
Shtuar më 27/10/2009, ora 22:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori